11:41 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Rrahet Slobodan Petroviq

Sot në mes të Prishtinës, u sulmua deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviqi.

Kështu mëson KP, sulm ky që ka ndodhur në afërsi të Kuvendit të Kosovës, në një restoran.

Sllobodan Petroviqi është deputeti i vetëm serb që nuk është në kuadër të Listës Srpska. Ai është kryetar i SLS-së.

Ndërkohë, ai pritet që në orën 12:00 të mbajë konferencë për media në Kuvend të Kosovës.