75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Z S

Rrahim Tërnava i PDK-së: Unë e vendosi se kush do të jetë kryetar i ri në Fushë Kosovë

Sipas numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarët e Fushë Kosovës do të votojnë përsëri, më 9 nëntor.

Kjo pasi që në garën për të parin e kësaj komune asnjë nga kandidatët nuk arriti që të fitonte garën i vetëm.

Valon Prebreza nga Vetëvendosje me 45,14% apo 9 mije e 529 vota arriti që të dilte i pari në garë.

Pas tij u rëndit, Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 36,62% apo 7,730 Vota.

Por kënd do ta përkrah në garën për balotazh Rrahim Tërnava nga PDK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit që arriti ti kapte 3 mijë e 392 vota

Tërnava në një prononcim për Indeksonline thotë se ai do të vendos se kush do të jetë kryetar i ri në Fushë Kosovë.

‘’E kemi krejt kohën e botës me vendos, njëherë duhet me i prit rezultatet edhe për asamble komunale pastaj me vendos, me randësi është që unë e vendosi, Rrahim Tërnava e vendos se kush do të jetë kryetar i ardhshëm I Fushë Kosovës për katër vitet e ardhshme’’ thotë Tërnava për Indeksonline.