Rrahin dy policë në Prishtinë, arrestohen dy të dyshimtë
Dy persona gjatë ditës së djeshme kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, derisa ishin në kryerje të detyrës në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Si pasojë e kësaj policët kanë pësuar lëndime trupore ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
Rr. “Ilir Konushevci”, Prishtinë 03.12.2019 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, të cilët kanë fyer dhe sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës, ku si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Indeksonline/