Rrahin me mjete të forta katër persona, arrestohen të dyshuarit
Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar katër të tjera në Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës, katër viktimat kanë pësuar lëndime nga mjetete e forta të cilat janë përdorur nga të dyshuarit.
“Raportohet për rrahje ndërmjet disa personave në lokacionin e lartcekur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit me mjete të forta kishin sulmuar katër viktima meshkuj K/Shqiptar të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Me aktvendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/