75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

Rrahja e nxënësit në Suharekë? – Demantohet nga drejtori

Mëngjesin e sotëm në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës u deklarua se një nxënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Shkëndija”, në Suharekë, ishte rrahur nga drejtori i kësaj shkolle pikërisht në ditën e fëmijëve 1 Qershorin.

Mirëpo drejtori Ilmi Shala përmes një komunikimi të bërë në Kanal 10 ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë fizike mbi 12 vjeçarin në Suharekë, transmeton IndeksOnline.

Ai ka shpjeguar se e tërë situata ka ndodhur shkaku i telefonit e të cilin nxënësi e kishte përdorur gjatë orës së mësimit.

Shala ka sqaruar se e kishte marrë në zyrë nxënësin dhe i kishte kërkuar që t’ia jepte telefonin e të cilin do ta merrte sapo të përfundonte mësimi.

Madje ai ka deklaruar se kishte bindur këtë nxënës që të kthej në klasë. E më pas kishte pranuar një telefonat nga policia.

“Kur mora një telefonat nga Policia të cilët më thanë ta jap një deklaratë. Kam shku e kam dhënë deklaratën. Me keqardhje mediet po them e kanë përhapur një të pavërtetë. Realiteti është ky, pa shtuar asnjë presje asnjë pikë”, deklaroi drejtori Shala.

Sipas tij nxënësi që dikur ishte shembullor është i frustruar nga familja e tij, dhe se rasti nuk ka fare të bëj me dhunë brenda shkollës.

Shala ka thënë se ka pranuar kërcënim nga prindërit e 12 vjeçarit dhe se e udhës do të ishte që pas konstatimeve nga mjekët që nuk ka pasur dhunë dhe nuk ka asnjë shenj të dhunës në nxënësit, që prindërit e tij t’i kërkonin të falur.

“Nxënësi po vazhdon mësimin dhe nuk kemi asnjë të keqe me nxënësin, ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm dhe po mendojmë që do të kthehet aty ku ka qenë që edhe me anë të psikologes dhe të gjithëve ta kthejmë aty ku ka qenë”, deklaroi drejtori./IndeksOnline/

Kliko këtu për të parë videon: