75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Rrahja masive mes të rinjve në Skënderaj, deklarohet Policia

Te Stacioni i Autobusëve në Skënderaj ka ndodhur një rrahje masive mes disa të rinjve.

Me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës. Avni Zahiti.

Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 17:30 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse policore janë duke intervistuar gjashtë persona të përfshirë në rrahje. Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, u shpreh ai./Indeksonline/