75 Mall Live Search
12:18 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / MSH

Rrahja masive në Lit, 13 persona dërgohen në mbajtje (Pamje)

IndeksOnline raportoi më herët se mbrëmë në diskotekën “Lit” ka ndodhur një përleshje masive, që ka rezultuar me plagosjen e një personi.

 Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline vihen re momente të përleshjes, teksa i menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i Policisë së Kosovës.

Këta të fundit kanë konfirmuar për IndeksOnline se incidenti ka ndodhur rreth orës 01:20, teksa janë përdorur edhe armë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta” konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe në koordinim me prokurorinë, policia ka bërë të ditur se janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona.

Ata dyshohet të jenë të përfshirë në rast, që nga autoritetet është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./IndeksOnline/