Rrahja masive në Prishtinë, policia arreston personin e dytë

Një rrahje masive kishte ndodhur të shtunën rreth orës 02:00 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Pesë persona kishin pësuar lëndime trupore ku të njëjtit kishin përfunduar në emergjencë.
Një ditë pas rastit, policia e Kosovës ka arrestuar personin e dytë të dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, transmeton IndeksOnline.
“Lidhur me rastin me datën 06.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/