75 Mall Live Search
20:57 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Rrahja mes femrave në Veternik, shkak “shfalerka”, biondina mbeti e gjakosur (+15)

Më herët gjatë ditës, Indeksonline raportoi lidhur me një sherr fizik mes disa vajzave, në parkingun e “Albi Mall”, në Veternik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në pamjet e siguruara shihet se, teksa sherri eskalon në hedhje uji dhe përfshirje edhe të personave të tretë, pamundësohet ndarja e vajzave.

Burime të Indeksonline pohojnë se shkak i këtij konflikti fizik ka qenë lidhja e njërës prej vajzave, me të dashurin e njërës prej sulmuesve.

Sherri ishte aq intensiv sa që njëra prej vajzave madje është gjakosur nga goditjet.