75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / AR

Rrahja në xhaminë e Halabakut, para dy ditëve “gufonte” nga xhemati

Indeksonline në vazhdimësi ka raportuar për rastin në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës. Aty gjatë ditës së djeshme pati rrahje mes disa personave, si shenjë pakënaqësie ndaj disa individëve me imamin e emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë, Hyzdri Murseli.

Ani pse njëri nga personat e përfshirë në rrahje tha se Murseli nuk bën për hoxhë e të gjithë janë kundër tij, e kundërta dëshmohet në një fotografi të siguruar nga Indeksonline.

Në këtë fotografi të bërë më datë 17 shkurt shihet qartë numri i madh i personave që kanë shkuar për t’u falur, e që për të njëjtit nuk ka asnjë problem emërimi i Murselit si imam.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj rrahje është mbyllur përkohësisht xhamia në Halabak të Podujevës.

‘’Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë është i shqetësuar dhe e dënon incidentin e ndodhur mbrëmë afër xhamisë së fshatit Halabak.

Njoftojmë opinionin publik se ne më parë për atë xhami kishim lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte unifikues për të gjithë banorët e atij fshati.

Tani, kur pakënaqësitë janë thelluar, ne, përkohësisht e kemi mbyllur xhaminë, deri në një vendim tjetër.

Bashkësia Islame tërë angazhimin e saj po e bënë për të ruajtur qetësinë mes banorëve. Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe i qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim sa më unifikues.’’, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë./Indeksonline/