10:45 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Rrahja te sheshi “Nënë Tereza”, policia jep detaje

Në orët e vonat të së dielës disa të rinj janë kacafytur ndëmjet vete në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ndërsa policia ka treguar se kanë arritur të ndalonin përkeqësimin e situatës, duke intervenuar menjëherë.

Agron Borovci zyrtari për informim në PK për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për IndeksOnlinen se një person gjatë këtij intervenimi ka penguar zyrtarin policor.

“Mbrëmë rreth orës 22:15, policia ka intervenuar në një rrahje në progres midis disa personave  të ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Reagimi policor ka ndaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës me ç’ rast të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar për në stacionin policor. Përderisa policia po ushtronte autorizimet e saj një i dyshuar ka penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare”, tha Borovci. Më tej ai ka bërë të ditur se të gjithë të dyshuarit në koordinim me prokurorin e shtetit janë proceduar më tej.