Rrahje e profesorit shqiptar nga polici malazez, kërkohet shkarkimi i ministrit Axhiq!

Pamje skandaloze janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet një polic i Malit të Zi duke goditur fizikisht një profesor shqiptar.
Lidhur me këtë ngjarje që ndodhi në pikën kufitare Sukobin – Muriçan, ka reaguar Komiteti malazez i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (CHO).
Ky komitet u bëri thirrje partive opozitare dhe të gjitha strukturave politike përgjegjëse dhe individët të kërkojnë shkarkimin e ministrit, Filip Axhiq, transmeton Indeksonline
“Sulmet dhe torturat nacionaliste dhe shoviniste që po kryhen kundër shtetasve të pafajshëm malazezë dhe të huaj. Përgjegjësia e ministrit Filip Axhiq është e pashmangshme”, thuhet në reagim.
Polici malazez ka goditur fytyrën e një shtetasi shqiptar, i cili ishte ulur në vendin e tij, i vendosur në rripin e sigurimit – pa asnjë arsye dhe arsye – gjë që shihet qartë në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Policia në Mal të Zi njoftoi se videoja në të cilën shfaqet keqtrajtimi i një shtetasi shqiptar nga pjesëtarë të Policisë malazeze, është incizuar më 15 janar. Incidenti, sipas autoriteteve, ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.
“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”, u tha në njoftim. /Indeksonline/