75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrahje e shumëfishtë në Gllogoc, arrestohen dy persona

Një rrahje e shumëfishtë ka ndodhur në Gllogoc, përkatësisht në fshatin Poklek i Ri.

Policia njofton se disa persona janë rrahur mes vete, ku si pasojë e rrahjes viktima mashkull ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa Dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fshati Poklek i Ri, Gllogoc 09.10.2019 – 14:00. Me 10.10.2019 është raportuar se disa persona janë rrahur mes vete, ku si pasojë e rrahjes viktima mashkull K/shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili është duke u trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”./IndeksOnline/