10:07 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrahje e të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në afërsi të njërit prej klubeve të natës në Prishtinë.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se përpos të shtënave me armë, pati edhe lëndime nga përdorimi i thikës.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Rinia’ ku pas një zënke ( ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë) në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thikë) ka pësuar viktima R.A”, tha Ahmeti.

Tutje ajo theksoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkoha që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre./Indeksonline/