Rrahje edhe në Gjakovë, arrestohen 4 persona
Për rrahje mes veti janë arrestuar edhe katër persona të tjerë në Gjakovë, përcjellë Indeksonline.
Lëndime trupore, sipas Policisë së Kosovës, kanë pësuar të gjithë të dyshuarit dhe një person i cili ka tentuar që t’i ndajë.
“Janë arrestuar 4 (katër) të dyshuar meshkuj –tre prej tyre K/Egjiptianë dhe një K/Rom, pasi që ishin rrahur në mes veti. Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit si dhe një person i cili ka tentuar që t’i ndajë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”. /Indeksonline/