08:31 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Rrahje masive mes të rinjve në Gjilan, njëri nga ta goditet me thikë

Një rrahje mes 8 të rinjsh në Gjilan ka rezultuar me lëndimin e njërit prej tyre.

Sipas policisë, mbrëmë në rrugën “Abdullah Tahiri”, diku rreth orës 21:40, tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht 5 të rinj, pasi me të njëjtit kishin pasur mosmarrëveshje më herët.

Si pasojë e këtij sulmi, njëri nga të përfshirët është goditur me thikë.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast” thuhet në raportin policor.

Një i dyshuar, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.