75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përleshje në Gjykatën e Ferizajt, 13 të arrestuar

Një përleshje masive ka shpërthyer sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se dy familje janë përleshur në gjykatë, ndërsa është dashur intervenimi i policisë për ta qetësuar situatën.

13 persona janë arrestuar, ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar.

Përleshja ka të bëjë me rastin e një vrasjeje që ka ndodhur kohë më parë./IndeksOnline/