Rrahje masive në kryeqytet/ Dy të lënduar rëndë, policia prangos gjashtë të dyshuar

Pasditen e së enjtes janë arrestuar gjashtë të dyshuar në Prishtinë për shkak se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur ndërmjet vete, transmeton IndeksOnline.
Gjatë përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore ku njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shkop druri, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit kujdestar katër prej të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit prej 48-orësh, ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt./IndeksOnline/