Rrahje masive në kryeqytet, nëntë të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur gjatë vikendit në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Nëntë persona kanë përfunduar në pranga të policisë, ku prej tyre tre kishin pësuar edhe lëndime trupore.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që tetë prej tyre të dërgohen në qendrën e mbajtjes, ndërsa njëri nga ta të lirohet në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, rrahja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”.
“Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tetë prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/