75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 09 Gusht 2024 / L K

Rrahje masive në Malishevë, dy familje qërojnë hesapet me grushte, 11 të arrestuar

Dy familje janë rrahur masivisht ndërmjet vete dje në Malishevë. Gjithçka ka filluar pas një mosmarrëveshje çasti.

Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë.

Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje./Indeksonline/