75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rrahje masive në Mitrovicë, raportohet për 2 të lënduar

Një përlëshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.

Mësohet se një grup është rrahur ndërmjet vete duke përdorur mjete të forta, derisa ka edhe të lënduar.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:04 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “Ukshin Kovaçica”. Njësitet relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Raportohet për dy të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor”, ka thënë Fexhrije Pllana, zëdhënëse e policisë në rajonin e Mitrovicës.

Ajo, gjithashtu ka njoftuar se policia po punon në kapjen e personave të dyshuar.

Kujtojmë se mbrëmë në Mitrovicë është plagosur një person me armë zjarri, derisa është arrestuar i dyshuari, ku edhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh./Indeksonline