75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 12 Janar 2024 / k.v

Rrahje masive në një restorant, tre përfundojnë në spital e gjashtë në pranga

Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur të enjten rreth orës 10 e 30 minuta në një restorant në Suharekë.

Policia ka bërë të ditur se tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar.

Rrahja shpërtheu në restorantin i cili ndodhet në rrugën “Skënderbeu”, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/