Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen shtatë persona, katër nga ta përfundojnë në spital

Një rrahje masive midis dy grupeve është parë mbrëmë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Dy grupe janë rrahur fizikisht për motive ende të panjohura. Policia ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona, ndërsa viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe ata janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/