Rrahje masive në Rahovec për shkak të borxhit
Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë rrahur mes vete, ku disa prej tyre kanë përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Në raportin 24-orësh të PK-së, thuhet se situata ka eskaluar pas një mosmarrëveshje rreth borxhit.
“Si pasojë tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, shkruan në komunikatën e tyre.
Nuk raportohet për të arrestuar./AktivPress