Rrahje masive në Shtutgart, plagoset një 16-vjeçar
Një gjashtëmbëdhjetëvjeçar u qëllua me armë në një shesh lojërash në Shtutgart, pas një përleshjeje midis 10 deri në 15 persona.
Policia mbërriti me 18 automjete dhe hetuesit kriminalë rrethuan sheshin e lojërave dhe siguruan prova. Shkaku i përleshjes dhe të shtënave nuk është ende i qartë, sipas mediave gjermane.
16-vjeçari i plagosur u gjet më vonë në lagjen Nordbahnhof, rreth shtatë kilometra larg vendit të përleshjes. Policia tha se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjermane ende nuk ka publikuar informacione mbi identitetin e pjesëmarrësve, por tha se janë duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin.

