75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / k.v

Rrahje masive në vendparkimin e një diskoteke, një përfundon në QKUK e katër në pranga

Raportohet se në vendparkimin e një diskoteke në Gushtericë e Poshtme të Graçanicës janë përleshur fizikisht tetë të dyshuar.

Si pasojë e rrahjes, të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00, transmeton IndeksOnline

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/