14:23 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Rrahje mes 5 personave në Deçan, dy në gjendje të rëndë dërgohen në QKUK

Një perlëshje fizike mes pesë personave ka ndodhur në Deçan gjatë ditës së sotme.

Sipas policisë së Kosovës dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur edhe thikat, ku kanë mbetur të lenduar katër persona.

Ndërsa dy persona janë dërguar në QKUK për shkak se janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës,

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:00 policia është njoftuar për një incident në afërsi të Kuvendit Komunal në Deçan. Në përleshje kanë qenë të përfshirë pesë persona, katër kanë pësuar lëndime dhe dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta-thika. Katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, më pas dy nga ta janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë”, tha Gashi.