Rrahje mes Albinit dhe Frashrit? Befasohet Tomë Gashi

Partia Socialdemokrate përmes një njoftimi ka deklaruar se ish-kandidati për deputet i LVV-së, Albin Gashi e ka sulmuar ish-deputetin dhe anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqin
Në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje, përveç se është kërkuar që me rastin të merren nga policia e Kosovës.
Avokati Gashi ka deklaruar se ka parë njoftimin, mirëpo, shton se nuk ka informacione. Ai tha se Krasniqin e ka klient.
“Frashër Krasniqi është klient i zyrës sime qe 3 vite. Ka mundë të lajmërohet por këtë nuk e ka ba”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Vlen të theksohet se ditë më parë avokati Gashi e kishte një incident pas një debati televiziv me Nol Nushin e PSD-së. /Indeksonline/
