75 Mall Live Search
08:47 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / KV

Rrahje mes disa personave në Ferizaj, një përfundon në pranga

Një përleshje fizike mes disa personave është raportuar në Ferizaj, ku policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa të dyshuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Rexhep Bislimi”, pas një mosmarrëveshjeje që ka eskaluar në rrahje, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë persona meshkuj kosovarë në cilësinë e të dyshuarve, si edhe një person në cilësinë e viktimës.

Gjatë kontrollit, nga njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kanosur viktimën, si dhe një armë tjetër që rezulton të jetë pistoletë lodër.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse./IndeksOnline/