Rrahje mes disa personave në Shtime, një i lënduar dërgohet në QKUK
Gjatë ditës së djeshme në Petrovë të Shtimes dy persona janë sulmuar dhe rrahur nga tre të dyshuar meshkuj.
Sipas policisë, si pasojë e rrahje dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga viktimat pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF-Shtime, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Tre personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy personat e dyshuar lirohen./Indeksonline/