75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / MSH

Rrahje midis disa të miturve në Lipjan, 4 prej tyre dërgohen në mbajtje

Katër të dyshuar, të mitur, janë arrestuar dje në Lipjan.

Sipas policisë, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktima, po ashtu të mitur.

Gjendja shëndetësore e të miturve që u sulmuan nuk është bërë e ditur.

“Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/