75 Mall Live Search
13:50 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrahje mes dy familjeve në Lipjan, arrestohen 8 persona

Si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë rrahur në mes veti dy familje në Lipjan.

Ata kanë përdorur mjete të forta, ku lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe një mashkull, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar.

Me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/