Rrahje mes dy femrash në Fushë Kosovë, njëra përfundon në spital

Një konflikt ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku për pasojë një viktimë, femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga një tjetër femër.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:33.
Viktima ka raportuar rastin në polici.
Në anën tjetër, e dyshuara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.