75 Mall Live Search
18:36 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rrahje mes dy grupeve para Komunës në Klinë

Dy grupe janë rrahur midis qendrës së Klinës në mesditën e sotme.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si disa persona shkëmbejnë grushta ndaj njëri tjetrit, pikërisht para objektit të Komunës së Klinës.

Ngjarja mund të ishte më serioze sikur mos të ndërhynin disa kalimtarë të rastit për të penguar përleshjen masive.

Nuk ka informacione për arsyen që ka shpier deri tek kjo përleshje dhe bilancin e të lënduarve nga ky gjest i turpshëm./Indeksonline/