75 Mall Live Search
01:19 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrahje mes dy grupeve te Rruga B në Prishtinë

Një rrahje mes dy grupesh ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën B në kryeqytet, ku policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan Indeksonline.

Falë intervenimit të shpejtë të njësiteve policore situate është qetësuar.

Shtimi i patrullave në vende të ndryshme të Prishtinës ka bërë që të rritet edhe efikasiteti i policisë në Prishtinë. /IndeksOnline/