Rrahje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, përfundojnë në spital
Dy meshkuj si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion, janë përleshur fizikisht në mes vete.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në Fushë-Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar trajtimi mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

