11:37 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahje mes dy personave në Prishtinë, njëri kapet nga policia tjetri në arrati!

Dy të dyshuar në Prishtinë pas një zënke, janë përleshur fizikisht në mes veti.

Sipas raportit të policisë, njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes kishte përdorur një armë zjarri me të cilën kishte shtënë, por nuk kishte lënduar askënd.

Në vendin e ngjarjes janë gjet dhe konfiskuar një armë zjarri, 2 fishek dhe 3 gëzhoja, transmeton Indeksonline.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati./Indeksonline/