75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrahje mes konduktorit dhe një pasagjeri në Prishtinë

Një rrahje ka ndodhur tek stacioni i autobusëve afër NewBorn-it, raporton Indeksonline.

Kjo ka ndodhur mes një konduktori të njërit nga autobusëve urban dhe të një pasagjeri.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës mirëpo pa dhënë shumë detaje.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur në një autobus të trafikut urban në Prishtinë. Palët e përfshira në rast aktualisht janë shoqëruar në stacionin policor Qendra për intervistim”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Indeksonline/