75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 01 Mars 2026 / B XH

Rrahje mes shtatë personave në Gjilan, dy në gjendje të rëndë – u dërguan në QKUK për mjekim

Shtatë persona janë përleshur fizikisht mes vete mbrëmjen e së shtunës në Gjilan.

Sipas policisë, në këtë rrahje janë përdorë edhe thikat, me ç’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Dy nga ta janë dërguar në QKUK në Prishtinë për mjekim, për shkak të gjendjes së rëndë.

Kurse pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lulishtja, Gjilan 28.02.2026-22:40. Raportohet se shtatë të dyshuar m/k janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdor edhe mjete të mprehta-thika. Si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor pesë janë liruar ndërsa dy të tjerët si pasoj e lëndimeve të rënda nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/