75 Mall Live Search
09:17 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / A. M.

Rrahje mes të burgosurve në Dubravë, policia e raporton si tentim-vrasje

Një rrahje ka ndodhur dje në Burgun e Dubravës, rast të cilin policia e ka klasifikuar si “tentim vrasje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Këto dy vepra dyshohet se i ka kryer një person që po vuan dënimin në këtë Qendër Korrektuese I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.

I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.