75 Mall Live Search
09:55 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rrahje mes vëllezërve në Prishtinë

Një rrahje mes vëllezërve ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se njëri vëllai ka sulmuar vëllain tjetër, për çka ai ka pranuar edhe tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.