75 Mall Live Search
08:51 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / MSH

Rrahje midis disa personave në Prishtinë, arrestohen 2 të dyshuar

Dy të dyshuar janë arrestuar, pasi ata ishin përfshirë në një përleshje fizike midis disa personave në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:35, në rrugën “2 Korriku”, raporton Indeksonline.

Policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, në konsultim me prokurorin e rastit.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër është dërguar së pari për trajtim mjekësor në QKUK, e më pas u lirua në procedurë të rregullt./Indeksonline/