Rrahje ndërmjet nxënësve në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë, dërgohet në QKUK një person

Të mërkurën rreth orës 10:10 në shkollën “Fan S Noli”, në Podujevë ka ndodhur një rrahje ndërmjet nxënësve.
Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje tre të mitur kanë sulmuar një tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime nga një mjet i mbrehtë dhe është dërguar në QKUK.
“Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshjeje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën i mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje./IndeksOnline/