Rrahje ndërmjet tre personave në Vushtrri, pësojnë lëndime të rënda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:45, në Vushtrri ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet tre personave, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje, tre meshkuj janë rrahur ndërmjet vete, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin./IndeksOnline/