75 Mall Live Search
10:21 / E Martë, 29 Korrik 2025 / H F

Rrahje në burg, i thyhet nofulla kosovarit, i cili u arrestua për dhunimin e një gruaje në Split

29-vjeçari me origjinë nga Kosova, me nënshtetësi britanike, i cili javën e kaluar u arrestua nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti në një hotel së bashku me dy persona të tjerë, është sulmuar fizikisht në burg. Lajmin e ka konfirmuar Ministria kroate e Drejtësisë për portalin Dalmantiski.

Në përgjigjen e ministrisë thuhet se një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi rreth orës 13:15 të enjten në burgun e Splitit.

“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor”.

Po ashtu bëhet e ditur se 29-vjeçari nga Kosova pësoi një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit të shtunën. Ai është dërguar në burg sot.