Rrahje në Ferizaj/ Dy persona përfundojnë në pranga, një në QKUK

Mbrëmë, Policia në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Ilir Konushveci”, disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë dy persona, ndërsa një person është larguar në drejtim të panjohur. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke midis tyre, lëndime trupore ka pësuar një person, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Z.V., i moshës 55-vjeç është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari L.V., është liruar për procedurë të rregullt hetimore, kurse N.R., mbetet në kërkim policor./IndeksOnline/