Rrahje në Fushë Kosovë, gjashtë persona të lënduar
Gjatë ditës së sotme në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka ndodhur një rrahje.
Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo e konfirmoi rrahjen dhe tregoi se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 15:30 kemi marre informatën për një rrahje ne fshatin Sllatine, ku janë lënduar gjashte persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësitet e stacionit policor te Fushe Kosovës.”, tha Ahmeti./Indeksonline/