75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Rrahje në Fushë Kosovë, shtatë persona arrestohen e një pëson lëndime të rënda trupore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje midis tetë personave ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Palët janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit shtatë (7) prej tyre meshkuj kosovarë si të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR Fushë- Kosovë 10.12.2020-14:25. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ka ndodhur përleshja fizike midis  tetë personave, ku si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili ka marrë trajtim mjekësor.  Palët janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit shtatë (7) prej tyre meshkuj kosovarë si të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.