10:08 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / k.v

Rrahje në Fushë Kosovë, tre persona bëhen për spital

Është raportuar se tre persona të dyshuar kanë pranuar trajtim mjekësor në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas trajtimit mjekësor është intervistuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë duke qëndruar në QKUK dhe gjenden në përkujdesje – sigurim të policisë.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/