75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Rrahje në Hanin e Elezit, arrestohen 7 persona

Në mëngjesin e djeshëm, Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona.

Të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht  në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/